Analisti Fatos Lubonja është shprehur se Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama mund të marrin edhe Shkodrën në zgjedhjet lokale të 14 majit që pritet të mbahen këtë vit. Në një prononcim në Open, Lubonja tha se PS është kthyer në një parti oligarkësh dhe se tani votat merren me pallate. Ai e krahasoi kryeministrin Rama me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Gjithsesi, ai shtoi se nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar, gjërat do të ishin më ndryshe.
Pjesë nga fjala e Lubonjës:
Partitë tona kanë të gjitha parti oligarkësh, njerëzish të pasur që u lidhën me politikën jo për ideal apo ide, por për tu pasuruar më shumë e për të pasur pushtet. Ky është thelbi i parive tona, por ka pasur një lloj pluralizmi oligarkik kur disa ishin me PD, disa me PS, disa me LSI si Çela i Shkodrës. Mendoj që me kalimin e kohës ndarja historike që në ‘90 ishte i fortë erdhi duke u zbehur në dobi të klasave ekonomike. Tom Doshi është me origjinë të persekutuar dhe ishte me PD, tani ka një parti Socialdemokrate, parti bashkë me Ramën. Rama si Putini, ku një parti socialiste e cila është kthyer në parti oligarke, një pallat një votë. Ajo që ka bërë Rama që ka dëmtuar edhe më shumë hapësirat demokratike në Shqipëri është që i ka kapur të gjithë oligarkët, ndryshe nga Berisha që kishte pak skrupuj, Rama i mblodhi të gjithë në partinë e tij. Socialistët e braktisën Shkodrën se ishte bastion i djathtë. PS ka shanse në Shkodër. Gjithsesi nëse PD do ishte e bashkuar do ishte e hapur loja falë braktisjes së Shkodrës. Është në lojë Shkodra. Në një vend normal demokratik, Shkodra duhet të kishte ikur nga PD dhe mbase t’i ishte kthyer sërish. Shanset janë që ta fitojë PS-ja Shkodrën. Këtu flasim për një sistem demokratik. E pranojmë idenë që ka interesa, sepse partitë e ndryshme shprehin interesa materiale të ndryshme, por ky është problemi, se në shoqëri nuk ka vetëm Tom Doshër, Çelër, etj, ka dhe njerëz të varfër, etj. Përgjithësisht grupet e ndryshme të interesave duhet të ekzistojnë për të shprehur këto interesa. Këtu një parti bandë ka kapur gjithë të pasurit që kanë kapur votat dhe kanë lënë të papërfaqësuar shtresat e tjera. Këtu kemi pabarazi që kërcënon edhe lirinë, është një fashizëm ekonomik” – tha Lubonja
Comments are closed.