Marcos T., 44 vjeç dhe Emilian C., 32 vjeç, të dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi kanë tentuar t’i shpëtojnë drejtësisë. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Ravenna të Italisë.
Policia u ka nxjerrë tabelën shqiptarëve për të ndaluar me mjetin e tyre, por ata kanë refuzuar. Më pas, policia i ka ndjekur, ndërsa shqiptarët kanë dalë nga rruga, kanë lënë makinën dhe janë arratisur me këmbë. Ata kanë tentuar të fshihen mes ferrave, por janë kapur nga Policia.
Mes karabinierëve dhe shqiptarëve ka pasur përplasje fiizke, më pas dy të rinjtë janë dërguar në komisariat.