Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit në Shkodër. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, Artan Hoxha ka bërë me dije se Policia kërkoi pamje për tritolin që iu vendos shefit të Krimeve, Pëllumb Shpati. Por asnjë nga grupet që operon në qytet nuk ka pranuar që t’ja japë pamjet. Ndaj dhe ka ndodhur aksioni.
“Kamerat nuk i duhen për Policinë, ata Policinë e dinë lëvizjen pa dalë policia fare. I kanë vënë prej kundërshtarëve. Me një cilësi shumë të lartë.
Ngjarja e Elbasanit, vrasja e mjekut është kapur nga një kamër që e kishte vendosur një personazh tjetër për të parë familjen e vetë. Atë ditë iu vendos tritoli shefit të Krimeve, ia vendosën edhe pranverën e vitit të shkuar për kultivim kanabisi. Banesa ishte 3 katëshve me gati 30 familjarë. Policia kërkoi kamerat e Policisë për ngjarjen. Kamerat e sigurisë që kishte Policia dhe Bashkia nuk e kishte rezulucionin e mirë. Policia ia ka kërkuar atyre dhe ata nuk ua kanë dhënë. Pra nuk i dhanë Policisë kamerat,”-tha Artan Hoxha.
Comments are closed.