Përkeqësimi i motit në vend ka bërë që lumi Buna në Shkodër të dalë nga shtrati në Obliq si dhe Muriqan. Mësohet se deri më tani janë përmbytur 275 hektarë tokë. Po ashtu bëhet me dije se për shkak të shirave të shumtë po rritet niveli i lumit Drin si dhe niveli i hidrometrit ura e Bunës.

Njoftimi:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 12:00 të datës 18.01.2023 paraqitet si më poshtë: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08:00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).