Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ditëlindja e Kiarës po afron dhe është pikërisht nesër, që do të thotë pas mesnatës së sotme, e cila do të ndodhë gjatë ‘Prime-it’. Të gjithë banorët, disa edhe pse ishin të zemëruar me Kiarën kanë menduar mënyra që ta surprizojnë e sigurisht që edhe Luizi ka krijuar planet e tij.
Vetëm pak më parë në një bisedë me Kiarën, Luizi i ka treguar se duhet të ketë besim te ai që mos të bëj asnjë veprim që të mund t’i prishë ato që ai ka menduar e një ndër to është edhe një puthje që Luizi dëshiron t’i dhurojë Kiarës, kur të kalojë mesnata.
Comments are closed.