Moti me reshje shiu dhe stuhi që ka përfshirë Qarkun e Shkodrës ka vënë në gadishmëri të gjitha strukturat e OSHEE në Qarkun e Shkodrës, por punonjësit e këtij institucioni janë pa dyshim heronjtë e këtyre orëve.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur, pamje të orëve të mbrëmjes kur struktura të OSHEE, me në krye koordinatorin Elvis Murati kanë qënë në terren pavarësisht kushteve të vështira në mënyrë që fshatrat e Postribës, Njësisë Rrethina, fshatrave Shtoj, Golem, dhe qytetit të Shkodrës të mos kenë probleme me furnzimin me energji elektrike.

Moti me reshje dhe stuhi ka krijuar probleme edhe në rrjetin e furnzimit me energji elektrike por këto avari janë riparuar në kohë rekod nga punonjësit e OSHEE.

OSHEE bën me dije se të gjitha strukturat janë në gadishmëri për ti ardhur në ndihmë të gjithë abonentëve