Në Shkodër festat fetare janë festë për gjithë qytetin, atmosfera e të cilave mbizotëron kudo. Në kuadër të Ditës Botërore kushtuar besimeve fetare komunitetet në Shkodër kanë përcjellë mesazhin e paqes, tolerancës dhe harmonisë.
Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Teologu Arben Halluni e vuri theksin tek liria e besimit që sipas tij duhet të ruhet, të cmohet dhe kultivohet ndër breza. Halluni përmendi kontributin e vyer të Hafiz Sabri Kocit dhe Dom Simon Jubanit për rikthimin e fesë e besimit në vendin tonë të cilët janë një vlerë e madhe kombëtare e vendit.Në bashkëjetesën mes komuniteteve fetare, qyteti i Shkodrës zë një vend të veçantë.
Ndaj toleranca fetare s’ka si të mos jetë e shkëlqyer tha teologu Halluni.Dom Emilio Valente përfaqësues i Kishës Katolike në Shkodër njëherazi famullitar i fshatit Bardhaj thotë se harmonia fetare në këtë qytet është e hershme dhe kjo sipas tij është një vlerë e shtuar e cilla nuk duhet të shuhet asnjëherë.Mesazhi që Dom Emilio përcjell është dialogu dhe harmonia për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin.
Që prej ditës së parë kur u ideua përcaktimi i një dite botërore të Besimeve Fetare qëllimi kryesor ishte që të gjenden urat për një komunikim ndërfetar, të respektohen besimet dhe kulturat e tjera dhe mbi të gjitha, fokusi tek ajo që na përbashkon me synimin për të ndërtuar një shoqëri më të mire.
Comments are closed.