Partia Demokratike ka reaguar kundër dhunës së ushtruar ndaj Petraq Milos, ish-këshilltari i ish-kreut të shtetit, Ilir Meta. Pas publikimit të pamjeve ku ai dhunohet nga forcat malazeze në doganën e Murriqanit, Partia Demokratike kërkon reagim edhe nga autoritet shqiptare. Ndërsa autoritetet e Malit të Zi duhet që të hetojnë rastin në fjalë.
“Të papranueshme dhe tejet të rënda janë këto pamje që u bënë publike nga media. Dhuna ndaj qytetarëve që lëvizin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, është një akt skandaloz i elementëve që nuk i bëjnë nder asnjë trupe policie në asnjë vend të botës. I bëj th-irrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve. Autoritetet e shtetit të Malit të Zi duhet ta hetojnë rastin në fjalë dhe t’i japin dënimin e merituar veprimeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve miqësore mes dy vendeve tona dhe punës se madhe që është bërë deri në funksionimin me një doganë të përbashkët. Sot mbi gjithçka prevalon ligji dhe aktet e dhunës ndaj qytetarëve janë të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit!,”-shkruhet në reagimin e bërë nga selia blu.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ, Petraq Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën. Fillimisht nxirret Milo nga makina, e më pas mbështetet dhe përplaset pas një makine tjetër. Ndërsa radhën pas tij, e ka i biri, i cili gjithashtu përballet me dhunën e efektivëve malazezë në kufi. E gjithë skena lë të shokuar të gjithë personat e tjerë që po kalonin kufirin, të cilët gjithë kohës u kërkojnë efektivëve që të ndalojnë.
Comments are closed.