Pak ditë më parë një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e shefit të Senskionit të Krimeve, Pëllumb Shpati. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje çuan në zbulimin e kamerave te instaluara nga grupet kriminale në Shkodër.

Menjëherë pas tritolit në shtëpinë e Pëllumb Shpatit, ekspertët kërkuan pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Dobraç. Pas këtij momenti ata konstatuan se shumë prej këtyre kamerave nuk ishin të lidhura me bizneset apo shtëpitë pranë të cilave ishin vendosur.

Në hyrje daljet e lagjeve Dobraç dhe Kiras janë gjetur 21 kamera. Hetuesit kanë dyshime se komandimi i kamerave mund të jetë kryer edhe nga vende jashtë Shqipërisë.

Kontrollet do vazhdojnë edhe në lagje të tjera të Shkodrës pasi dyshohet se grupet kriminale kanë vendosur kamera për të monitoruar lëvizjet e kundërshtarëve dhe policisë./joq/