Një aksident tragjik i mori jetën 3 personave pak pas mesnatës të së hënës në Legnaro të Padovas në Itali. Viktimat janë Martina Pagnin dhe Diego Rampazzo, të dy 46 vjeç, si dhe shqiptari Eduard Ndoj, 45 vjeç.

Sipas mediave italiane, ata po udhëtonin me makinë kur mjeti doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Automjeti u rrotullua disa herë, duke u shkatërruar thuajse plotësisht. Dy prej viktimave mbetën të ngecur brenda në mjet, ndërsa një tjetër u gjet jashtë tij. Të tre gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Pagnin dhe Rampazzo ishin çift. Gruaja kishte 2 fëmijë, ndërsa partneri i saj një, të cilët i kishin nga marrëdhënie të mëparshme. Ndërsa shqiptari jetonte në Itali prej 28 vitesh bashkë me prindërit e tij. Përpara ngjarjes ata mësohet se kishin dalë së bashku në një lokal të zonës./tvklan.al