Të gjithë jemi njohur nëpërmjet mediave për lajmin që bashkia Vau Dëjës nuk ka investuar në rrugën e Kaçës, por e verteta është sqaruar këtë të premte nga ato të cilët kanë ndërhyrë në këtë investim.
Gëzim Lika, përgjegjësi dhe supervizori i projektit ka folur për Syri TV, duke sqaruar të gjithë procedurën dhe rrugën ku është ndëhyrë. Syri TV, disponon edhe kontratën e lidhur mes Bashkisë Vau Dëjës dhe firmës kontratuese e cila tregon qartë zonën e parashikuar për ndërhyrje.
Kontrata e nënshkruar mes palëve që mban datën 19.05.2019, “Sistemim asfaltim I rrugëve të fshatit Kaçë” kap vlerën e 71 milion lekëve pa tvsh, dhe jo 100 milion lek të vjetra sic pretendon bashkia që kryefjalë të saj ka vetëm mashtrimin.
E hedhur e zeza mbi të bardhë, kontrata mes palëve, por edhe rruga e asfaltuar që është vepër e pakontestueshme, ndërkohë që mediat është momenti të tregohen të kujdesshëm dhe të mos gënjehen nga një administratë e cila ashtu sic drejtuesit nuk dinë asgjë tjetër vetëm se të mashtrojnë opionin publik.
Comments are closed.