Kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, bëri të ditur se të gjithë pensionistët po marrin këto ditë, sipas premtimit, bonusin e Pakos së Madhe. Rama uron që këtë bonus ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, për vitin që sapo ka nisur.
Kryeministri nënvizon se me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programohet një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacionit të luftës për ta të jetë sa më pak e ndjeshme.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”- shkruan Rama.