Në Fier një grua ka ndërruar jetë pasi është goditur nga dashi ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar.

Sipas njoftimi të policisë, mësohet se gjatë kohës që ishte në fushë me kopenë, 64-vjeçarja me inicialet F. V., është goditur nga dashi dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë

“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash).”