Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është pyetur se cilën palë të Partisë Demokratike do të njohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai tha se për këtë do të vendosë gjykata.
Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ. Për KQZ-në ky proces bazohet në një dokumentacion që prodhohet nga një institucion tjetër, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në mënyrë të posaçme nga regjistri i Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë, i cili mban të dhënat për partitë politike. Domethënë, nuk e vendosim dot ne, nuk bëjmë dot ne interpretime sepse po të ishte kështu, atëherë, ka një shpjegim logjik, ky konflikt nuk do të ishte në gjykatë, do të ishte në KQZ që ditën një. Nuk është në KQZ, është në gjykatë. Sesi është duke e bërë gjykata këtë gjë, për pozicionin që kam nuk komentoj dot”, tha Celibashi.
Comments are closed.