Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në takimin me dyer të mbyllura, Kim ka ‘udhëzuar’ kreun e ri të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë në lidhje me luftën kundër krimit të oeganizuar.
Mësohet se Kim ka qenë e prerë kur u ka thënë se duhet e të ndëshkojmë me prova dhe fakte të gjithë ata që konsiderohen “peshqit e mëdhenj” të krimit e korrupsionit. Ajo u ka kërkuar prokurorëve të mos intimidohen apo ndikohen nga presione apo njerëz të veshur me pushtet por të bëjnë drejtësi.
Kjo është vizita e parë e ambasadores Kim në Prokurorinë e Posaçme që pas zgjedhjes së Dumanit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, më 19 dhjetor, duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post. Vetë Dumani premtoi goditje të krimit të organizuar dhe tha se tashmë SPAK do të kalojë në një tjetër fazë, ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar. Dumani nxiti stafin kur tha se secili prej tyre duhet të demonstrojë që janë të aftë të procedojë penalisht çdo shkelës ligji, pavarësisht pozitës së tij duke mos harruar detyrën.
Comments are closed.