Mevlan Adili i ka dhënë fund përpara kohe kontratës me klubin rus, Khabarovsk. Mbrojtësi shqiptar tashmë është një lojtar i lirë dhe në “Abissnet Superiore” kanë nisur të përfitojnë nga kjo mundësi.
“Supersport”-i raporton se dy klube të elitës së futbollit shqiptar i kanë bërë ofertë Adilit. Vllaznia kërkon të rikthejë në Shkodër lojtarin që për dy sezone ishte lider në prapavijën e tyre.
Por klubi kuqeblu has në garë me Tiranën, që ka pasur vështirësi në qendër të mbrojtjes këtë sezon dhe një lojtar me përvojë në Superiore si Adili do të ishtë zgjidhja e përsosur për problemet e saj./Sport Ekspres/
Comments are closed.