Blogerja e njohur, Armina Mevlani, duket se fëmijët janë në planet e saj. Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një bisede virtuale me ndjekësit në “Instagram”.

Mevlani është pyetur se “si e mendon veten pas 10 vitesh” dhe ajo është përgjigjur:

“Me dy fëmijë, e suksesshme me brendin tim, e dashuruar, me shumë vetëbesim, duke udhëtuar dhe duke bërë bamirësi”.

Gjatë një tjetër puntate të “Goca dhe Gra”, ku Armina është bashkëprezantuese, u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

“Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”– u shpreh Armina.