Partia Socialsite është drejt finalizimit të kandidaturave për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sfida më e madhe për të majtët vijon të mbetet Shkodra, bastion historikisht i djathtë dhe ku socialistët nuk arritën të triumfonin as në zgjedhjet e fundit vendore.
Burime pranë selisë socialiste konfirmojnë se emri më I përfolur për të kandiduar nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës është Benet Beci. Do të jetë drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës, Elisa Spiropali ajo e cila pritet të zyrtarizojë përfundimisht emrin në ditët e para të janarit. Profilin e kandidatit e tha me një fjali, kreu I grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Përshkrimi i Ballës përputhet me emrin e Benet Becit, që ka një karrierë e gjatë prej më shumë se 13 vitesh në menaxhimin e fondeve publike, si drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit e më pas edhe si drejtues i KESH. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, pritshmëritë dhe objektivat e socialistëve janë të larta.
Comments are closed.