Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familja e Ervis Martinajt po përgatitej për hakmarrje. Ajo doli në këtë përfundim, nisur nga gjetja e municioneve luftarake pas kontrollit të vilës së Martinajt në Fushë Kuqe dhe në banesat e xhaxhallarëve të tij. Këtë dyshim, Lala e përforcon kur thotë se dy njerëz me lidhje krushqie me të zhdukurin e shumëkërkuar kanë marrë në dorë menaxhimin e bizneseve të Martinajt.
“Mua nuk më bën përshtypje gjetja e municioneve luftarake, dihej kjo, ata po përgatiteshin. Xhaxhallarët e tij janë shoqëruar në polici dhe do merren në pyetje, jam e bindur që ata do të thonë që nuk kishin asnjë dijeni për amrët. Mendoj që ata janë duke u riorganizuar, kjo nisur dhe nga fakti që dy njerëz me lidhje krushqie me Martinajn janë kontrolluar dhe shoqëruar në polici së fundmi. Ata kanë marrë nën menaxhim bizneset e Martinajt,”- tha Lala.
Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.
Comments are closed.