Ervis Martinaj është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave dhe hetuesve pasi vila e tij në Fushë-Kuqe, Kurbin është kontrolluar nga policia.
Sipas gazetarit Eni Ferhataj, gjatë ditëve të fundit është rritur vëmendja e strukturave ligjzbatuese ndaj familjarëve dhe të afërmve të Vis Martinaj. Kjo pasi pak ditë më parë, kunati i Martinaj është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që një tjetër person i afërt është shoqëruar pasi po lëvizte me makinë të blinduar.
“T’iu jap dhe një informacion tjetër, ditët e fundit duket sikur ka një vëmendje të shtuar ndaj njerëzve të Ervis Martinaj. Pak ditë më parë është arrestuar kunati i tij për armëmbajtje pa leje, një person tjetër i afërt është shoqëruar në polici pasi lëvizte me një automjet të blinduar,” tha ai.
Më herët eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se kontrollet në Fushë-Kuqe janë kryer pasi ka patur dyshime se Martinaj mund të jetë rikthyer në shtëpi për festa. FNSH dhe RENEA kanë kryer kontrolle në vilën e Martinaj por edhe në banesat e familjarëve dhe të afërmve të tij.
Comments are closed.