Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu janë zbuluar mjete të paligjshme në mjet.
I riu me inicialet I.N, u ndalua nga policia në lagjen “Kongresi i Permetit”. Gjatë kontrollit, policia i zbuloi në mjet një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence)”.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe sprajt për vetëmbrojtje (spray defence)”.
Comments are closed.