Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë ushtruar këtë të hënë kontrolle në banesën e atij që cilësohet si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj.

Kontrolli është bërë në orët e para të mëngjesit në banesën e Martinaj në Fushë Kuqe. “Euronews” ka siguruar pamje nga banesa e Martinajt, e cila duket se kishte masa të shtuara sigurie.

Siç shihet dhe nga pamjet, furgonë të shumtë të policisë ndodhen në lagjen ku ndodhet banesa të shumëkërkuarit, e rrethuar me pemë, mure të lartë dhe tela me gjemba. E po ashtu, brenda mureve shihet një kullë vrojtimi, të cilën duket se Martinaj e ka përdorur si pjesë të sigurisë së banesës së tij.