Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka deklaruar se është i gatshëm të vijojë punët në këtë zonë nëse qytetarët do ti besojnë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një intervistë për RTSH Shkodra kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj thotë se në 7 vite e gjysëm punët të cilat janë realizuar në këtë bashki kanë qënë serioze. Kryebashkiaku Marinaj përmendi disa nga investimet konkretisht në drejtim të zhvillimit të turizmit për të cilat tha se do vijojë punën edhe në mandatin e tretë në rast se propozohet nga kryesia e PS dhe merr sërish votëbesimin e banorëve.

Sipas kryebashkiakut të Malësisë së Madhe objektivi në zgjedhjet vendore do të jetë fitorja e bashkisë Malësisë së Madhe nga Partia Socialiste. Kryetari i Bashkisë së Koplikut Ramadan Lika pas 8 vitesh në qeverisje thotë se mund të ishte bërë më shumë për atë qytet.

Megjithatë kryebashkiaku shprehet se me një pjesë të veprimtarisë së tij është i kënaqur. Me ndryshimet e reformës territoriale Koplikut do t’i shtohen edhe 5 njësi të tjera vendore, Komunat Kelmend, Kastrat, Gruemirë dhe Qendër duke bashkuar kështu Malësinë e Madhe në një Bashki të vetme.

Unë kuptohet bqë jam I gatshëmt megjithatë janë strukturat tjera kryetari I ps që venbdor bashkë me kryesinë dhe më të deleguarit e qarqeve se cili dop jetë kandidati për cdo bashki