Vllaznia rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve dhe mund 4-0 Teutën në “Loro Boriçi”. Për javën e 15-të të Superligës, shkodranët iu falën golave të Hakaj në minutën e 20 dhe penalltive të kthyera në gol nga Kaina dhe Ardit Hoxhaj. Braziliani shënoi edhe në minutën e fundit për pokerin shkodran.

Dueli nisi më mirë për Vllazninë, me Hakaj që shënoi në minutën e 20-të. Një hutim i mbrojtjes durrsake bëri që mbojtësi të mposhtte Qirkon. Pjesa e parë do dhuronte edhe golin e dytë me Kaina në minutën e 37. Penallti perfekte nga braziliani. Pjesa e dytë u zhvillua me të njëjtën melodi, teksa Ardit Hoxhaj shënoi me penallti në minutën e 73. Në të 78 minutë Teuta mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq nga Kotobelli. Mbrojtësi i Teutës ndërhyu keq kundër Alivodës në mesin e fushës. Në minutën e 90 Kaina gjeti edhe golin e dytë personal dhe të katërtin e ndeshjes, teksa ka shënuar tre herë këtë sezon.

Pas javës së 15-të Vllaznia me 22 pikë qëndron në vendin e pestë, ndërsa Teuta me 14 pikë në vendin e fundit. Pas dy fitoreve me Martinin, Teuta humb shkëlqimin dhe merr një humbje në Shkodër.