Shkodra është kthyer në kryefjalë të krimit gjatë ditëvë të fundit, por kjo situate ka krijuar frikë dhe pasiguri edhe tek banorët e Shkodrës. Rasti më i fundit është ai ndaj biznesit, ku është ushtruar dhunë ndaj një nga bizneseve më të konsoliduara në Shkodër në Tiranë, “PAPI XHAMA”, I cili ushtrun aktivitin prej 16 vitesh.

Përsona ende të paidentifikuar, mësohet se kanë dhunuar, pronarin e firmës, Përparim Hasmegaj, i cili është detyruar të marrë ndihmën e shpejtë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij.

Burime pranë grupit hetimorë të policisë së Shkodrës, bëjnë më dije se presioni ndaj tij ka nisur prej disa kohësh ku në këmbin të një shume të kosniderueshme parash, grupe kriminale të Shkodrës kanë kërkuar që ati të paguajë në të kundërt duhet të mbyllë biznesin.

Ai ka njoftuar policinë në lidhje më këto kërcënime, por nuk ka marrë në asnjë moment mbështetjen e shtetit, cka ka sjellë edhe dhunën ndaj tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në mës të muajit Dhjetor, ku pavarësisht se nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit, Përparim Hamegaj, ka dëshmuar pranë policisë për këtë ngjarje.

Përparimi, i martuar, baba i 3 fëmijeve ka muaj që jeton nën frikën e presionit ndaj bizuesit dhe familjes cka ka detyruar që edhe fëmijet të mos ndjekin shkollën nën presionin e dhunës dhe hakmarrjes nga grupet kriminale.

Ngjarje të tilla, ka kohë që regjistrohen në Shkodër duke krijuar një situatë të vështirë për biznesin dhe familjet shkodrane ndërkohë që deri tani, shteti shqiptar vetëm hesht!