Hakerat iranianë kanë dhënë një mesazh tjetër, përmes të cilit nënkuptojnë se kanë ndërhyrë dhe tek të dhënat bankare të shqiptarëve. Në një SMS të postuar në grupin e tyre në Telegram, hakrat iranianë ngrenë dy pyetje. Ata pyesin shqiptarët nëse u besojnë politikanëve hde bankave më shumë se vetes së tyre. Mesazhi është bërë në formë replike në një foto të dërguar më herët në të cilën shkruhet: Numërimi mbrapsht për fatkeqësinë e Tiranës ka nisur!
“A u besoni politikanëve më shumë se sa vetes tuaj? A u besoni bankave tuaja më shumë se vetes tuaj?”- thuhet në mesazhin e tyre.Mesazhi
Por çfarë po ndodh me bankat? Deri më tani nuk ka ndonjë raportim për ndonjë hakërim të mundshëm.
Hakerat iranianë kanë nisur një varg sulmesh prej muajsh. Së fundmi ata publikuan certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, ndërsa më herët sfiduan kryeministrin Edi Rama me publikimin e listës së zgjedhësve. Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.
Comments are closed.