Dy rusët dhe një ukrainasi të cilët tentuan të hynin brenda zonës ushtarake në Uzinën e Gramshit muaj më parë, kishin kryer dhe filmime të tjera. Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, iu janë gjetur pamje filmike të marra përmes dronit apo dhe telefonave. Ditët e fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri tre të rinjtë kanë filmuar dhe dy objekte të rëndësisë së veçantë, si Reparti RENEA, pamje që u gjetën në aparatet fotografike.

Ende mbetet e paqartë sesi ata kanë ngritur dronin mbi një repart special, të rëndësisë së veçantë dhe nga ana tjetër ky mjet fluturimi nuk është pikasur. Në hetime është fakti nëse turistët kanë pasur në fokus të filmimeve të tyre ndonjë efektiv të RENEA-s, apo programet e tyre stërvitore. Po ashtu, ata kanë filmuar dhe vilat e qeveritarëve në zonën e Dajtit.

Sipas hetimeve, tre të rinjtë filmuan çdo detaj nga vilat qeveritare, përmes droneve.

Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçarja hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.