Një aksident tragjik i mori jetën një të riu me origjinë nga Kosova, mbrëmë në Caselle Torinese. 18-vjeçari Blend Halili u përplas në murin e objektit të një ish-fabrike përderisa ishte duke drejtuar një veturë të vogël, të tipit “Ford Ka”. Besohet se makina ishte pronë e babait të tij dhe se nuk kishte patentë shoferi.
Tre shokët që ndodheshin me të, dy 18-vjeçarë dhe një i mitur, kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti dhe tashmë janë të shtruar në spitalin Ciriè, në gjendje të rëndë për jetën.
Të katër të rinjtë e përfshirë në aksident janë banorë të Caselle dhe po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar së bashku.
Comments are closed.