Berisha: Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë të degëve. Ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Në tërësi ato me përjashtime shumë të rralla nuk krijuan qarje, hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë frymë kaluan dhe primaret për qeveritarët vendorë.
Po në këtë frymë do të kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qendror. Por cili është mesazhi i madh në rrafshin partiak për çdo anëtar të kësaj partie, të guxojë të kandidojë.I zgjedhuri Duhet të investojë tek ata tek të cilët do ti përfqësojë, duhet të fitojë besimin, të bëjë avokatinë e tyre dhe duhet ta konsiderojë veten njëri prej tyre.
Këto arritje janë shumë të rëndësishme dhe janë një presmisë e mirë për fushatën tonë elektorale. Ne hyjmë në një fushatë elektorale si njerëz të lirë, me kandidatët tanë të përzgjedhur në mënyrën më demokratike. Ky është një avantazh, një epërsi e padiskutueshme aq sa ka liria epërsi. Ne hyjmë në këtë fushatë gjithashtu në kushtet kur regjimi degradon gjithnjë e më shumë. Në kushtet kur regjimi rëndon gjithnjë e më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve. Në kushtet kur regjimi kalbëzohet çdo javë e më shumë. Në kushtet kur Edi Rama dëshmon qartë se është i vendosur të bëjë gjithçka deri sa ti japim vendin që meriton, për të shkatërruar PD dhe për të spastruar Shqipërinë, e për ta shndërruar atë në parajsën e krimit, korrupsionit dhe klaneve me pasaporta të arta e me radhë.
Ne sot jemi para një alternative me këtë armik që kemi përballë. Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet.
Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin. Mendon dhe beson se mund të tjetërsojë PD-në. Kjo është çështja jonë, e çdo demokrati/ demokrateje, e çdo shqiptari dhe shqiptareje që do lirinë e pluralizmin.
Comments are closed.