Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni teksa sa inspektuar në terren situatën e krijuar nga përmbytjet ka deklaruar se nuk jemi në kushtet e fatkeqësisë natyrore. Sipas saj, situata është e kontrollueshme ndaj e quan të pavend deklaratën e bërë një ditë më parë nga kryetari I bashkisë Shkodër Bardh Spahia.
Prefektja Angoni tha se në bashkëpunim me institucionet e tjera janë krijuar të gjitha kushtet për të qenë në gatishmëri të banorëve.
Aktualisht janë rreth 300 ha tokë bujqësore nën ujë, ndërsa më e vështirë situata mbetet në fshatin Obot të njësisë Ana e Malit.
Comments are closed.