Babai dhe nëna ime nënshkruan letrat e divorcit. Nëna më tha: Divorci nuk është aq i keq sa e mendon.Kurse babai: Shokët e tu kanë vetëm një shtëpi.Ti je me fat se ke dy.Në shtëpinë e nënës dhoma ime mbeti e njëjta,kurse babai në shtëpinë e tijmë përgatiti një dhomë të re.Me një sharrë të vjetëre ndava trupin përgjysmë.

Gjysmën e majtë e lashë me nënën time,ku është syri i majtë,krahu i majtëdhe këmba e majtë. Dhe shkova me syrin e djathtë,krahun e djatht ëdhe këmbën e djathtëme babain tim.Por babai do më jepte një flakareshë,nëse do flisja me të për mallin që ndiej ndaj gjysmës tjetër simedhe nëna gjysmën tjetër time do ta dënonte në një dhome të kyçurpër mos ta takuar gjysmën që ka babai im .

Sa për trajnerin e skuadrës,ai s’ pranoi t’ i bashkohem ekipit të futbollit me justifikimin se u duhen lojtarë me 2 këmbë. Me njërën këmbë driblon kundërshtarëtdhe me tjetrën topin në pasim.Më la e dashurasepse kraharori ims’ mund të jetë i ngrohtë veç me një krah. Syri im i djathtë ende i buzëqesh babait,kurse i majti po i buzëqesh nënës. S’ mund tu them:Kam 2 shtëpi,kam 2 dhoma,kam 2 shtretër,por shpirti im fle në rrugë. Mohamed Ibrahim Al- Qalinie