Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një “shtëpi bari”. Behet fjalë për 24 vjeçarin e identifikuar si Mariglen Ruçi.
Sipas dyshimeve të para, i riu ndodhej në një ‘shtëpi bari’ e cila është përfshirë nga flakët dhe ai nuk ka mundur të shpëtojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44 vjeçar si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Fqinjët kanë dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, duke e cilësuar si diçka të tmerrshme, pasi e gjithë banesa ishte përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.
Comments are closed.