Bashkë me Zefin e Mirsadin, shkojmë te shtëpia e Pashko Vasës, ku na pret Rajmonda. E dimë mirë çfarë do të na thotë ajo…ka trokitur në çdo derë për të kërkuar ndihmë që kjo shtëpi e mrekullueshme të shpëtohet nga rrënimi…

E di që shpesh pas atyre dyerve e kanë parë si ” të bezdisshme”…

Ndërhyrjet që ka pësuar banesa në vitin 2012 e më pas në 2018, janë bërë keq e kjo është lehtësisht e dallueshme. Rajmonda flet me ngutin e dikujt që ka frikë se shtëpia po i shembet ndërkohë..po ajo nuk ka asgjë tjetër në dorë.

Përgjegjësia dhe këmbëngulja e qytetarëve të tillë, që në Shkodër janë të shumtë, duhet përcjellë në institucionet që munden vërtet ta ruajnë e ta pasurojnë trashëgiminë e këtij qyteti.