Jolanda Palushi e kishte menduar ndryshe mësuesinë, kur fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Shkencave të natyrës për matematikë në vitin 2009. Në fillim e kisha shumë qejf matematikën, mësuesinë, por ka ndryshuar shumë.

Ajo braktisi profesionin dhe nisi një karrierë në estetikë. Si një sipërmarrëse e re me hapjen e një dyqani ku vajzat kujdesen për thonjtë, Jolanda tregon se të ardhurat në këtë fushë i sigurojnë jetesë shumë herë më të mirë se të zgjidhte të vazhdonte punën si mësuese.