Në një nga qendrat më të zhvilluara të shërbimit të emergjencave civile në Timisoara, Rumani.

E shfrytëzova këtë ndalesë për të parë nga afër modelin e funksionimit, proçesin e punës, investimet e realizuara dhe për të ndërtuar shkëmbime përvojash që i shërbejnë Bashkisë Shkodër në përgjigje të situatave me të cilat thuajse çdo vit na duhet të përballemi, përmbytjet dhe zjarret.

Duke ndërtuar rrjete të tilla bashkëpunimi, e kemi më të lehtë t’i përballojmë emergjencat, të investojmë në mënyre efikase dhe minimizojmë pasojat në territor.