Është arrestuar ditën e sotme një punonjës i Administratës rajonale të Zonave të Mbrojtura Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Punonjësi i AdZM, Pashk Ndoka, ka përfunduar në pranga e policisë. Ai ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar dëmtimin e lagunës së KuneVainit. Bashkë me rastin në fjalë, shkon në 5 numri i funksionarëve publikë të ndaluar për dëmtimin e agunës së Kune-Vainit.

Vihet në pranga një tjetër punonjës (Përgjegjës Sektori) i AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit.

Shkon në 5 numri i funksionarëve publikë, të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.