Tensionet në veri të Kosovës janë rritur ditën e sotme, teksa më herët u raportua për barrikada të ngritura nga qytetarët serbë.

Përshkallëzimi i situatës ka bërë që forcat e KFOR-it dhe EULEX të vendosen në afërsi të barrikadave.

Raportohet se, pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it ndodhen 150 metra nga vendi ku janë ngritur barrikadat në Rudar. Ata thonë se dy xhipa janë të pranishëm dhe në ta ka ushtarë.

Ndërkohë më herët u dëgjuan dhe sirena alarmi në Mitrovicën e Veriut.