Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte dhunë, të bërtitura, sherre, biseda me zë të lartë, shoferë që vetëm i bien borive për çdo gjë, e shumë ngjarje të tjera banale mes njerëzve në mjedise publike.

Në shumë raste autorët e këtyre episodeve janë të njohur por dhe të panjohur mes tyre. Madje që kur del nga dera e shtëpisë përballesh me të tilla ngjarje aq shpesh sa të pushton zymtësia.

Por duket se jo çdo gjë është e zezë dhe drita në fund të tunelit mund të shquhet në disa raste. I tillë është episodi që ka ndodhur para pak ditësh pranë zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës” në Tiranë.

Një burri të moshuar i kishin rënë në mes të rrugë disa arka me fruta e perime duke e penguar kalimin normal të automjeteve. Në ato momente një djalë i panjohur që po kalonte me makinë ka ndaluar dhe filluar të ndihmojë të moshuarin për mbledhjen e frutave e perimeve në mënyrë që të mos shkeleshin nga automjetet e tjera që kalonin.

Këtë skenë e ka parë rastësisht një vajzë që po kalonte me makinë dhe e ka filmuar. E prekur nga gjesti i djalit ajo e dërgoi pranë redaksisë sonë me mesazhin e mëposhtëm:

Pershendetje Joq, para disa ditësh afër pallateve te verdha te kthesa e Kamzes djali doli nga makina dhe po ndihmonte kete xhaxhin. I kishin rene këto arkat dhe produktet kishin bllokuar rrugën. Papritur ky djali ndaloi makinën dhe doli ta ndihmonte. Flm.

https://www.youtube.com/shorts/VfF_ORCZeeg?feature=share