Kryedemokrati Sali Berisha është shfaqur për herë të parë në publik pas sulmit që iu bë dy ditë më parë në protestën e 6 dhjetorit. I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Forumit Rinor të PD, Berisha tha se Shqipëria sot është viktimë e mafias rajonale e jo vetëm si dhe u bëri thirrje të rinjve ta shpëtojnë vendin. Duke folur për 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë, Berisha tha se vendi duhet shpëtuar nga tashëgimtarët e të guximshëmëve që nisën lëvizjen në vitin 1990.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kaq të madhërishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. sot ne mblidhemi në Kuvend, pasi ju u shndërruar në fibrën më të fuqishme të Rithemelimit të Partisë Demokratike, të revolucionit që kishte dy qëllime madhore. Shpëtimin e Partisë Demokratike dhe shpëtimin e Shqipërisë.

Ju jeni krenar pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. jeni më të vendosur se kurrë për misionin tuaj të dytë. Për të ardhmen e kombit të Shqipërisë. a do mundeni ju me energjinë epërkushtimin tuaj të shpëtoni Shqipërinë që ndodhet në një rrokullisje të madhe dhe përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm, ndër më të egrit në historinë kombëtare.

A do të mund të shpëtoni Shqipërinë që është sot vendi, shoqëria më e agresuar, më viktimë e mafias rajonale shqiptare. E them këtë, por shtroj një pyetje se bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin e forcën, për të shpëtuar këtë vend, për ta vendosur atë në rrugën e integrimit euroatlantik. asnjëherë mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizjeje që me një guxim epik, në kufijtë e legjendës, u përball në vitet 90 me diktaturën staliniste më të egër, më barbare që Evropa kishte njohur në historinë e saj. Bashkë me moshatarët e në krye Azem Hajdarin mbushën sheshin.