Siguria e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dështuar sot teksa një 31-vjeçar iu afrua në protestë dhe e qëlloi me grusht.
Në pamjet e reja të publikuara nga mediat, shihet autori Gert Shehu teksa bën gati grushtin dhe hyn mes turmës duke e qëlluar Berishën në fytyrë.
Shehu ngre dy grushtet pranë fytyrës dhe dallohet teksa i afrohet Berishës në gjendje tepër të tensionuar. Megjithatë një person që mendohet të jetë truprojë, e ka vënë re por nuk ka mundur ta ndalojë.
Autori dyshohet se është me probleme mendore. Pasi ka qëlluar Berishën me grusht në pjesën e hundës, duke i shkaktuar dëme të dukshme në fytyrë, 31-vjeçari është dhunuar nga truprojat e më pas është shoqëruar nga policia drejt spitalit.
Comments are closed.