Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e drejtorit të OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca. Nga të veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme e që lidhet me detyrën, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta

Burimetbëjnë më dije për Fax Web se drejtorit të OSHEE i kanë thyer krahun dhe këmbën. Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHEE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë.