Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për nesër, ditën e parë të muajit dhjetorit, ku zyrtarisht hyjmë edhe në stinën e dimrit. Në parashikimin e bërë nga SHMU, bëhet me dije se moti do të jetë vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Sakaq, në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek. Në njoftimin zyrtar theksohet gjithashtu se në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.

Në njoftimin zyrtar theksohet gjithashtu se në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë./ Dosja.al