Kryetari i PD-së Sali Berisha u pyet nga qytetarët gjatë komunikimit “Live” në Facebook nëse do ta ndërtojë Rrugën e Drinit, një projekt ky që lidh Shqipërinë me Kosovën. Ai tha se ky projekt është i kushtueshëm, por u zotuan se nëse vjen në pushtet do ta ndërtojë atë.

“Ne kemi bërë projektin e saj, dhe është i kushtueshëm. Është një projekt shumë i bukur, me ura, të cilat në 3 seksione kalojnë nga një anë në tjetrën, me tunele, me 11 km të ndërprera. Është i kushtueshëm, por i përballueshëm dhe pa të Kosova dhe Shqipëria nuk janë të plotë, por unë ju garantoj se do të ndërtohet”, tha Berisha.