Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Christiane Hohmann ka zhvilluar një vizitë pranë ambjenteve të RTSH Shkodra, në kuadër të turit që ajo po zhvillon në qytetin e Shkodrës.

Hohmann është pritur në këtë takim nga Drejtori i RTSH Shkodra, Ergys Kavaja, i cili gjatë takimit me Ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann, ka ndarë vizionin e Radio Televizionit Publik Shqiptar e në mënyrë të veçantë të RTSH Shkodra, për të ardhmen për projektet e së ardhmes dhe mbështetjen që vetë Delegacioni i Bashkimit Europian ka për median në Shqipëri.Zonja Hohmann, garantoi mbështetjen maksimale në çdo iniciativë jo vetëm të RTSH Shkodra, por për median si shtyllë e katërt e demokracisë në vend.Vizita e ambasadores së BE-së në RTSH Shkodra ishte pjesë e agjendës së saj dy-ditore në Shkodër.