Brenda një ambienti të ngrohtë, rrethuar nga miq zemre e dashamirës të librit, mësuesi i shumë brezave të qytetit dhe njëkohësisht shkrimtari Mustafa Tukaj solli dy libra të rinj me titujt “Ajo dhe të tjerët” dhe “Të rritur pa dhjetë minuta”, libra që sikurse shprehet autori u shkruan në kohën e pandemisë dhe dy romanet kanë në fokus adoloshentët dhe problematikat me të cilat ndeshen në përditshmërinë e tyre.

Edhe pse në dukje është krijuar një hendek mes të rinjve dhe librit, autori shkodran thotë se ky nuk është “fenomen” i të rinjve shkodranë.Si një dramaturg që për vite me radhë ka qenë pjesë e teatrit “Migjeni” dashurinë për teatrin e ka të madhe por ai apelon për më shumë drama shqipe në teatër.Ky takim letrar ishte i veçantë për autorin shkodran sepse përveç promovimit të dy librave të tij, festonte njëkohësisht edhe ditëlindjen e tij. Mustafa Tukaj ka dhënë kontributin e tij në arsim si mësues në shkolla të ndryshme ndërsa më vonë do të shquhej edhe si dramaturg në teatrin “Migjeni”.