Boksieri shkodran Nelson Hysa fiton ndaj anglezit Danny Williams

Nelson Hysa nuk ndalet. Mbremjen e sotme ka fituar edhe ndeshjen e peste ne boksin profesionist. Suksesi i rradhes ka ardhur ndaj anglezit me shume pervoje Danny Williams.

Gjithçka ka ndodhur pas nje dueli shume te forte ne ringun e vendosur ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit, ku ne prani te nje numri te madh tifozesh, Hysa ka arritur te triumfoje me pike ndaj kundershtarit te tij, 60-54.

Ky padyshim qe ishte nje sukses i madh per boksierin shkodran ndaj nje kundershtari qe gjate karrieres se tij ka arritur të dalë për pesë herë me rradhë si nënkampion bote, ndërsa numëron edhe tre tituj kampion në Angli në boksin profesionist, duke u konsideruar si një ndër boksierët më të mirë në Britaninë e Madhe.

Në arenën ndërkombëtare, Danny Williams nijhet edhe si boksieri që ka mundur të famshmin Majk Tajson, teksa me humbjen që i pat shkaktuar atij, Tyson i dha fund karrierës sportive. Por sot nderkohe eshte detyruar te pranoje humbjen ndaj nje Nelson Hyse shume te motivuar.

Me kete fitore, e pesta rradhazi per te ne boksin profesionist, Nelson Hysa me siguri qe do te ngjise edhe shume shkalle te tjera ne renditjen boterore dhe po ecen i sigurte drejt arritjes se objektivit te tij, per te qene ne mes 100 me te mireve te rruzullit./SHKODRA-SPORT.COM/