Përmes një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se këtë vendim e ka marrë pas një reflektimi të gjatë dhe po ashtu një përpjekje të gjatë “për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj”.

Por deklaratën e saj të paralajmëruar më herët, e kanë ndjekur dhe disa kolegë demokratë të cilët kanë shpërthyer në lot e vendimin e marrë nga Duma.

Siç shihet në këto foto të LSA, deputetët Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj dhe Greta Bardeli janë fotografuar të trishtuar dhe me lot në sy.