Klan News raporton se forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë prej dy ditësh kontrolle në disa zona në Shkodër.
Burime për gazetaren, Emi Kalaja, kanë bërë me dije se në qendër të operacioneve është goditja e grupeve kriminale të Shkodrës. Sipas të dhënave deri më tani janë shoqëruar 3 persona për armëmbajtje pa leje. Ata janë dërguar në komisariat, ku po merren në pyetje.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera në lidhje më këtë aksion të policisë
Comments are closed.