Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuar tashmë në mediat rozë. Mirëpo përveç tyre dashur pa dashur janë përfolur dhe fëmijët e ish-deputetit.

Vajza e madhe Mara Frroku është goxha aktive në rrjëtët sociale dhe së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Një pjesë e madhe janë kurioz të dijnë se si i kanë raportet fëmijët e Markut me Rudinën dhe nuk kishte si të mos mungonte një pyetje në lidhje me aktoren e humorit.

“Si është marrëdhënia jote me Rudinën?”- e pyeti një ndjekës Marën.

“Konflikti im me Rudin ishte se ku erdha kësaj here shtova 2 kg nga gatimet e saj. Stop Rud”-u përgjigj ajo, duke lënë të kuptohet se vajzat kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Image

“Je kopja e mamaës tënde, ajo është shumë krenare për ty”- i shkroi një ndjekëse, teksa Mara e vlerësoi shumë komplimentin e saj ajo u përgjigj: Kompliment me shumë vlerë për mua, të falenderoj zemër”.

Image

Kujtojmë se Frroku humbi bashkëshorten e tij, nënën e fëmijëve në vitin 2018 si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Disa kohë me parë Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku.