Te vegjlit mbushin e Shkodres mbushin stadiumin Loro Borici

Në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar gara me biçikleta për fëmijët e kopshteve të Shkodrës.

Më shumë se 100 fëmijë u bënë pjesë e kësaj gare të organizuar nga qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës. Agim Troshani përgjegjësi i sporteve në qendrën kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër thekson se nga viti në vit rritet numri i fëmijëve pjesëmarrës.

Në fund të garës u shpallën edhe fituesit, tre për kategorinë e vajzave dhe tre për kategorinë e djemve.